Firma private dëmton rrjetin e energjisë elektrike, pa drita një pjesë e Unazës së Madhe

12/11/2020 16:23
Foto ilustruese

Një firmë private ka dëmtuar rrjetin e tensionit duke lënë pa energji elektrike një pjesë të Unazës së Madhe. OSHEE po kryen punimet për të rikthyer energjinë e elektrike brenda 20 minutash.

Kurse rikthimi i energjisë në Misto Mame do të kërkojë të paktën 2 orë kohe.

“Subjekti privat “Kupa” shpk ka dëmtuar rrjetin e tensionit te mesëm 20kv, duke lënë pa energji një pjese te Unazës se Madhe (rruga “Teodor Keko”), ish-fusha e Aviacionit, në afërsi te Laprakes, Yzberisht dhe ish-Misto Mame. OSSH po kryen manovrim për normalizim te situatës brenda 20 minutave, kurse rikthimi i energjisë ne Misto Mame do te kërkoje te paktën 2 ore kohe”, shkruhet në njoftimin e OSHEE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA