Foto ilustruese

Të paktën një herë në jetë, secilit prej nesh na ka ndodhur të bëhemi objekt i shakave.

Shakaja në llogari vetjake është e mirë dhe na ndihmon mjaft që ta prezantojmë dhe pranojmë veten. Ekzistojnë edhe njerëz të tillë, të cilët nuk dinë ta pranojnë shakanë.

Gjithashtu, disa njerëz te vetja mund të zhvillojnë gelotofobinë, përkatësisht frikën nga ajo që mund të jenë objekt talljeje.

Njerëzit të cilët vuajnë nga këto fobi, në një moment fillojnë të besojnë që çdo shaka është tallje me ta.

Për këtë shkak, shpesh i shmangin shakatë. Të dëgjosh të qeshura nga këta persona është gjë shumë e rrallë.

Gelotofobia, në veçanti, mund të zhvillohet në një ankth ekstrem, që shkon nga të qenit i papërshtatshëm në aspektin social, tek depresioni i rëndë.

Meqenëse është fjala për një koncept të ri në psikologji, ekspertët ende nuk kanë zbuluar mënyra efikase se si luftohet kjo frikë.

 

Top Channel