Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Komisioni Evropian njoftoi se do të sigurojë mbështetje shtesë prej 100 milionë euro për Programin e Qasjes Globale të Vaksinave (COVAX) për koronavirusin e ri (COVID-19).
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se do të ofrojnë më shumë kontribut ndaj mekanizmit të COVAX i cili synon qasje të drejtë dhe të barabartë globale të vaksinës dhe e cila është formuar në Forumin e Paqes në Paris nën kryesimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI) dhe Koalicionit të Inovacionit për Përgatitje ndaj Sëmundjeve Epidemike (CEPI).
“KE-ja më parë ka premtuar se do të sigurojë një kontribut prej 400 milionë euro për COVAX”, rikujtoi Von der Leyen, e cila njoftoi se për programin do të sigurohet një fond shtesë prej 100 milionë euro.
Mekanizmi COVAX po zhvillon bisedime me prodhues të ndryshëm për blerjen e 2 miliardë dozave të vaksinës kundër COVID-19 deri në fund të vitit 2021./AA/
Top Channel