24/11 21:11
Programi i ditës së sotme sa i përket futbollit, përmban disa ndeshje interesante në kualifikimet për Ligën e Kombeve, përcjell KosovaPress.
Me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Maqedonisë Veriore në “Boris Paichadze Dinamo Arena”.
Pas kësaj përballje do të kemi tre takime të tjera me fillim nga ora 20:45.
Hungaria pret në Budapest Islandën në stadiumin “Puskas Arena”. Sllovakia luan në udhëtim kundër Irlandës në “Windsor Park” në Belfast. Ndeshja e fundit e këtij programi do të jetë Serbi-Skoci në Beograd.
Programi i sotëm i Ligës së Kombeve:
Gjeorgji – Maqedoni Veriore 18:00
Hungari – Islandë 20:45
Irlandë – Sllovaki 20:45
Serbi – Skoci 20:45
Top Channel