“Shqiptarët janë dembelë”/ Prifti: Ka mungesë kulture pune, tregojnë se kanë diplomën që s’vlen për asgjë

11/11/2020 14:18
Pedagogu Rezart Prifti

Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” është shprehur se shqiptarët nuk kanë kulturë pune, lidhur me dembelizmin e moshës së punës në vend.

Ai thotë se kur të rinjtë shkojnë të kërkojnë punë thonë se kam diplomën duke u krenuar me të, nuk thonë që unë di të bëj diçka.

“Kriza jonë kulturore ka të bëjë me kulturën e punës, kemi shumë probleme me këtë, ka një disbalancë mes reales dhe pritshmërisë. Kanë nisur universitetet një projekt, por ne nuk japim edukim që nga shkolla e mesme e deri tek e lartë. Se kur vjen tregon diplomën, në Shqipëri vijnë e thonë unë kam diplomën e jo që di të bëj diçka, ajo nuk ia vlen fare meqë ra llafi”, u shpreh ai.

Pas argumentave të të pranishmëve në emision është dalë në përfundim se shqiptarët nuk janë dembelë, por ata përballen me shumë probleme siç është numri i lartë i të vetë punësuarve, mungesa e tregut të punës, kualifikimit, arsimimit, pagat e ulëta apo mosfunksionimi i zyrave të punës.

Top Channel