Panairi i librit online nis të enjten deri të dielën, regjistrohen 45 shtëpi botuese

11/11/2020 15:55

Në shembuj te panaireve më të rëndësishëm në Evropë që janë organizuar online edhe në Shqipëri nga e enjtja deri të dielën, do të zhvillohet Panairi i Librit Online.

Kemi një rrjet shumë te organizuar. Qe nga libraria Adrion, rrjeti i distribucionit bukinisti tek aplikacioni i ri në bashkëpunim me Top Channel për shitjet online të librave.

Në krahasim me vitet e tjera këtë vit në mungesë të panairit fizik ka një mungesë në pjesëmarrje nga libraritë apo institucionet, por një numër i konsiderueshëm shtëpia botuese janë pjesë e panairit online.

“Kemi gati 45 shtëpi botuese që janë të regjistruara. Edhe sot në mëngjes kishte dy tre shtëpi të reja botuese që aplikonin për t’u regjistruar në aplikacionin e Top Channel. Nuk kemi pjesëmarrja fizike nga botuesit e Kosovës”, tha Petrit Ymeri.

 “Është çmimi i autorit shqiptar, kemi përkthyesin më të mirë dhe kemin dhe çmimin e letërsisë për fëmijë”, tha Diana Kastrati.

I pyetur për mungesën e panairit fizik si ai tradicional për këtë vit. Kreu i Shoqatës së Botuesve shprehet;

“E konsideroj normale që ne Ministria e Shëndetësisë nuk na dha leje. Kishim përgatitur një modul tjetër të Panairit, ku kishim zvogëluar stendat dhe zgjeruar korridoret. Arsyetimet tona nuk i vlerësuan. E konsiderojmë normale përgjigjen e Ministrise”, tha Ymeri.

Top Channel