Dita e të rënëve/ Britanikë e francezë të plagosur në sulmin në Arabinë Saudite (Fotot)

11/11/2020 15:14

Katër njerëz janë plagosur nga një sulm me granatë në ditën e evropiane të kujtimit të të rënëve, gjatë ceremonisë per te renet e lufterave, që po mbahej nga diplomatët perëndimorë në Arabinë Saudite.

Policia tha se një burrë është arrestuar për incidentin, i cili është përshkruar nga mediat si një akt terrorist.

Sulmi ndodhi teksa diplomatë nga Britania, Franca, Greqia, Italia dhe SHBA ishin mbledhur në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada franceze.

Ministria e jashtme e Francës konfirmoi se një numër njerëzish ishin plagosur në shpërthimin në varrezën jo-muslimane të qytetit saudit të Xhedah.

Zyrtarët francezë nxitën bashkëkombasit e tyre të tregoheshin vigjilentë duke evituar grumbulilmet në Xheddah.

George Malbrunot, i cili punon për të përdishmen franceze Le Figaro, tha se “granata u lëshua në ceremoninë që po kryhej në Ditën e Kujtimit”.

Disa pamje të paverifikuara nga skena e shpërthimit tregonin rrugë të përgjakura dhe të paktën një person që po merrte kujdes mjekësor.

Gazetari i vjeter me eksperiencë, tha se mjeti shpërthyes u lëshua në mur gjatë shërbesës përkujtimore.

Ai shtoi se burime diplomatike e përshkruanin ngjarjen si një “akt të izoluar” dhe se mes viktimave ishin një qytetar grek dhe një roje saudite.

“Është duke u hetuar si një sulm terrorist ndaj përfaqësuesve të huaj”, tha një burim policor duke shtuar: “Prezentë ishin diplomatë britanikë, francezë e grekë”.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi një roje sigurie u plagos me thikë jashtë konsullatës franceze në Jeddah në një sulm të pashpjeguar.

Franca është kthyer në një objekt përçmimi në botën arabe prej mbrojtjes së karikaturave të Profetit Muhamed që shkaktuan disa sulme terroriste në Evropë.

Senatori francez Damien Regnard komentoi: “Mbështetja jonë është për bashkëatdhearët tanë në Arabia Saudite e në Xheda.”

FOTO GALERI
2/4
Pamje të paverifikuara nga skena e shpërthimit tregonin rrugë të përgjakura dhe të paktën një person që po merrte kujdes mjekësor

Top Channel