Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 733 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, duke e çuar kështu në 26.121 numrin e përgjithshëm të të infektuarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar katër viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 137 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 8,845.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 26,121 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 777 pacientë kanë vdekur.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar të mërkurën masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten.

Top Channel