Burri ‘monster’ qëllon me sëpatë, pret gishtat e ish-gruas gjatë sulmit të xhelozisë (Foto të rënda)

11/11/2020 16:41

Një ish-bashkëshort i dhunshëm ka përdorur tehun e sëpatës për t’i prerë gishtin e vogël dhe për ta goditur dorën e ish-gruas se tij, gjatë një fushate të gjatë abuzimi, njoftonte policia ruse.

31 vjeçari Evgeny Pavlov kishte pritur jashtë shtëpisë së 29 vjeçares Tatiana Pavlova, për të nisur sulmin e tij të xhelozisë. Në pamjet e publikuara nga gruaja shihet dëmi makabër i shkaktuar në duart e Tatianas, e cila punon si estetiste zbukurimi të thonjve.

Ish-burri i saj është ndaluar dhe përballet me dhjetë vjet burg nëse dënohet për lëndime të rënda trupore.
Qëllimi i tij ishte ta ndalonte të vazhdonte karrierën e saj si estetiste, me të cilën mbante veten dhe familjen.

Pavlov kishte pritur për nënën e dy fëmijëve derisa ishte kthyer me fëmijët që i kishte marrë nga kopshti.
Kur e takoi ai i kërkoi të riktheheshin bashkë por ajo refuzoi, duke i thënë se dëshironte të punonte e të rriste vetëm fëmijët e saj, pa ndihmë prej tij.

Pavlov e kishte qëlluar me grusht në fytyrë, duke e bërë të rrëzohej në trotuar, raportonin autoritetet e distriktit të Gorno-Altaysk.

Më pas ai kishte nxjerrë sëpatën nga xhaketa e tij dhe i tha: “Të shohësh sesi do të punosh tani.”

Duke përshkruar sulmin nga krevati i saj në spital, Tatyana tha: “Ai u ul mbi mua dhe me gjunjë më mbante duart, në mënyrë që të mos lëvizja. Më goditi si me anën e mprehtë edhe me anën e pasme të sëpatës”.

“Më mbajti njërën dorë dhe ma copëtoi me anën e mprehtë, e më pas e godtiti me anën tjetër për të thyer kockat”.

“Kyçi im thuajse është copëtuar. Nuk mund të bëhet shumë për ta shpëtuar”.

Tatiana pësoi një total prej shtatë goditjesh sepate ne duar, derisa Pavlov pranoi lutjet e saj për të ndaluar, por e detyroi të betohej se nuk do e denonconte në polici”.

“Më oftoi të më çonte në shtëpi, por unë refuzova,” tha ajo.

“Fëmija ynë i madh ishte në shtëpi, gjithsesi unë nuk do të isha ngjitur dot deri në katin e dytë. I kërkova të njoftojë një ambulancë dhe premtova të mos shkoj në polici. Ai ishte tërësisht i qetë, sikur ajo që ndodhi të ishte diçka normale”.

Doktorët nuk arritën të rivendosnin në vend gishtin e prerë të Tatyana.

Miqtë e saj thonin se gjatë marrëdhënies së tyre Tatyana ishte ankuar shpesh në polici për dhunën e Pavlov.

Një prej tyre tha: “Ai gjithmonë e kërcënonte dhe e dhunonte. I thoshte ‘asnjë tjetër nuk do të të ketë ty. Do të jesh gjithnjë e imja ose ndryshe do të të vras’”.

Çështja është ngritur në mediat ruse nga aktivistja Margarita Grachyova, e cila ka humbur një dorë nga dhuna shtëpiake dhe ka dëmtim të përhershëm në tjetrën, gjatë një sulmi të tre viteve më parë.

Ajo i ka bërë thirrje autoriteteve ruse të forcojnë ligjet dhe të lehtësojnë dhënien e ndihmës për viktimat.
“Besoj se shpejt shteti do të ndryshojë mednjen për dhunën shtëpiake në Rusi”, thotë ajo.

FOTO GALERI
2/5
Pavlov kishte nxjerrë sëpatën nga xhaketa e tij dhe i tha: “Të shohësh sesi do të punosh tani.”

Top Channel