Vlorë, shkatërrohen 15 banesa/ Do zgjerohet porti dhe do zgjatët shëtitorja e qytetit
10/11/2020 21:49
Në zonën e lagjes “1 Maji” në Vlorë ka nisur aksioni per prishjen e 15 banesave që do t’i hapin rrugë projektit të zgjerimit të portit dhe fazën vijuese me Lungomare në drejtim të plazhit të Vjetër.
Bëhet fjalë për banesa të ndërtuara rreth 50 vite më parë, por edhe për objekte të reja.
Banorët që thonë se do të mbesin në rrugë kërkojnë një proces të drejtë shpronësimi.
Top Channel