Përse duhet të puthni dikë mesnatën e Vitit të Ri?
Disa puntata më parë, Arjoni deklaroi në studio se djemtë kanë të drejtë sipas tij të pëlqejnë një vajzë vetëm nga pamja fizike, ndërsa vajzat sipas tij nuk e gëzojnë këtë të drejtë dhe duhet të vlerësojë një djalë në bazë të karakterit.
Ai këtë deklaratë e bëri pas transmetimit të takimit mes Teas dhe Beartit, ku vajza e shprehu hapur pëlqimin për djalin nga Kosova. Në studio, puntatën e kësaj të marte, u diskutua përsëri deklarata e bërë nga Arjoni. Ai tha se është ende i atij mendimi, por sqaroi se ai dëshironte të thoshte se djemtë duhet të pëlqejnë një vajzë nga karakteri.
Arjoni: Po, jo vetëm nga pamja fizike. Bora nuk është ashtu, është element që duhet shikuar nga pamja fizike, por jo vetëm pamja fizike. Bora nuk kam thënë vetëm për pamjen fizike, nuk e kam thënë këtë gjë.
Tea: E dyta, ishim duke folur për këtë pjesë, ti the që është ndryshe për mua se jam mashkull
Arjoni: Mund ta shoh nga ana fizike, por jo vetëm për aq. Gocat, nuk është se i shoh këto gjëra, nuk jam feminist apo maksilist. Nuk do të thotë që e shoh për pamjen fizike.
Arjoni: Këto diferencime duken të thjeshta, por këto bëhen probleme për tragjedi të mëdha, dhimbje të mëdha. Bindja që mashkulli mund të bëjë kështu, e femra jo, krijon probleme.
Top Channel