Rapsodët mblidhen në Lezhë/ Festivali i 11-të folklorik tipologjik kombëtar

10/11/2020 14:01

Edhe pse në kohë pandemie qyteti i Lezhës mirëpret rapsodë dhe instrumentistë, në edicionin e 11-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar.

Ky festival vazhdon të mbajë gjallë traditën të trashëguar brez pas brezi.

“Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Rapsodëve dhe Instrumentistëve Popullorë” është e vetmja veprimtari e cila i kushtohet tërësisht muzikës së bartësve dhe rapsodëve tanë, që interpretojnë duke kënduar me lahutë, çifteli apo sharki.

Grupe nga i gjithë vendi janë bërë pjesë e këtij konkurrimi që do të zhvillohet përgjatë dy netëve në memorialin e heroit tonë kombëtare Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Top Channel