Presidenti Putin: Marrëveshja e armëpushimit në Karabak do të sjellë kthimin e refugjatëve, këmbimin e të burgosurve

10/11/2020 21:23

Rusia, Azerbaixhani e Armenia kanë pranuar zhbllokimin e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në Nagorno-Karabak, tha sot presidenti rus.

Armëpushimi në Nagorno-Karabak nënkupton këmbimin e të burgosurve, kthimin e refugjatëve dhe rivendosjen e lidhjeve ekonoike e të transportit, tha mes të tjerash Vladimir Putin.

“Personat e brendshëm të zhvendosur dhe refugjatët, po kthehen në territorin e Nagorno-Karabak dhe ne rrethinat e kontrolluara nga Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët”, tha lideri rus në lidhje me marrëvehsjen e nënshkruar sot me kryeministrin armen Minister Nikol Pashinyan dhe presidentin azer Ilham Aliyev.

Putin shtoi se duhet të kryhet dhe shkëmbimi i robërve të luftës dhe të burgosurve të tjerë.

“Kontrolli mbi aktivitetet e transportit do të sigurohet nga shërbimi i forcave kufitare të federatës Ruse”, shtoi Putin, duke shtuar se marrëveshja do të krijojë kushtet për zgjidhjen afatgjatë të krizës në Nagorno-Karabak mbi baza të drejta në interesa të dy popujve.

FOTO GALERI
2/6
Ministria azere tregon sulmin ndaj nje tanku armen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA