Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një komunikimi me mediat, foli edhe për ngjarjen që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në spitalin infektiv ku një pacient ka tentuar të hidhet nga kati i dhomës së tij.
Ajo tha se të gjithë pacientëve në spital po u shërbehet me përkushtim nga stafet mjekësore.
“Dua të shpreh keqardhjen time të thellë, per nje ngjarje te rende, te ndodhur ne spitalin infektiv. Stafi Mjekesor eshte duke u kujdesur per pacientin qe ka tentuar aktin tragjik.
Ju siguroj që po kryhen të gjitha hetimet dhe verifikimet. Qytetarit dhe 120 qytetarë të tjerë që po marrin shërbim në Spitalin Infektiv, nuk u ka munguar asgjë. Shërbimin mjekësor e kanë marrë dhe do të vazhdojnë ta marrin nga mjeket dhe infermieret që janë në frontin e luftës me një armik të padukshëm për më shumë se 8 muaj” tha Manastirliu.
Top Channel