“Nga vija e zjarrit”/ Dalin pamjet, brenda spitalit covid 1. Pacientët: Nuk është lojë!

10/11/2020 15:56

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga brenda spitalit covid 1.

Ndërkohë doktoresha Najada Çomo shpjegon dhe kurën që aktualisht po përdoret për pacientët: “Që nga fillimi i muajit mars është një protokoll që ka evoluar, bota ka protokolle dinamike, Shqipëria në bazë të udhërrëfyesve që janë sot në botën më të zhvilluar ka përshtatur barnat që gjykojmë që janë më të mira. Antibiotikë, barna antiviralë, kaletra apo lopinavir, ne cdo e dhënë që ka dalë e kemi përshtatur.

Përdorimi i Remdesivirit, tek ne përdoret, i ofruar si bar nga qeveria shqiptare, e mjekohen me këtë bar ata pacientë që kanë kritere nga ana klinike.

Ky bar nuk mund të përdoret në masë, në kushte ambulatore, por vetëm në kushte spitalore për ata që janë të rënduar nga ana mjekësore. Plazmën imuno konvaleshente, e barna antiviralë”.

Nga ana tjetër pacientët thonë në video se kushtet janë shumë të mira, dhe mbështetja psikologjike po ashtu.

https://fb.watch/1GoIyqg5P_/
Vijon…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA