Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për rikthimin e kufizimeve të lëvizjes pas orës 22, ministrja e Shëndetesisë Ogerta Manastirliu tha se tashmë janë firmosur urdhrat që mundësojnë zbatimin e tyre.
Sipas Manastrliut vendimi i ekspertëve erdhi pas studimit të situatës dhe shtimit të infektimeve në grupmoshat nga 20-45 vjeç. manstriliu sqaroi se leja për të lëvizur jashtë vazhdës orare të lejuar do të merret ne e-albania.
Sa i takon heqjes se ritestimeve, Manasrtirliu tha, se është përgatitur një udhëzim që do u kalojë mjekeve të familjes të cilët do të lëshojnë edhe vërtetimet për personat që e kanë kaluar covid 19 dhe që u mundëson kthimin e tyre në punë apo që vërtetojnë qe tashme janë te shëruar.
Ministrja e Shëndetësisë ka folur edhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë së martës kur një pacient u hodh nga kati i dytë i spitalin infektiv. Sipas saj në spitalet covid ka psikologe dhe punonjës socialë që merren me anën emocionale të pacientëve dhe askush nuk dëshiron që të ndodhin raste të tilla.
Top Channel