Festivali i poezisë në Sarandë/ Fituese shpallet poetja Vojsava Nelo

10/11/2020 16:40

Saranda i kushtoi një festival poezisë, ku morën pjesë poetë nga shumë treva shqiptare.

Në kurorëzim të tij, Çmimin e Parë e fitoi poetja Vojsava Nelo. Jeta e saj tashmë i kushtohet tërësisht krijimtarisë dhe ky ishte një finalizim i bukur i një poeme, që së shpejti do të pasojë një libër.

Poezia me të cilën u shpallët fituese quhet: Saranda, Kënga Ime e Detit. Një poezi e cila së shpejti do të sjellë edhe një libër me të njëjtin titull, që është në proces përfundimi. Ju jeni vetë nga ajo zonë. Çdo të thotë për ju ky çmim?

Është qyteti ku kam hedhur hapat e para. Jam, formuar dhe ishte e natyrshme krijimi i një poeme të tillë si “Saranda kënga ime e Detit”. Kjo poemë i ka dhënë edhe titullin librit tim të ri, që është gati për botim?

Deri ku je me botimin e librit, megjithëse kjo nuk është një kohë e lehtë?

Libri është redaktuar në detaje prej meje, është printuar në disa variante. Është për trevat andej. Dhe duket  si deti që valëzon, zhaurin, dallgëzon, nga faqja e parë e librit deri në të fundit.

Ju më keni sjellë botimet tuaja “Muzgjet e Bostonit” dhe “Gruaja me të Zeza” . Është e vërtetë që keni jetuar një farë kohe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por tani jeni midis Francës dhe Shqipërisë. Ku e gjeni më tepër frymëzimin?

Jeta, lëvizja, njerëzit, mua më mbushin. Këto i derdh në vargjet e mia dhe ata, Qendra Kulturore e Sarandës, me drejtor Romeo Cakuli, më dhanë mundësinë që unë të shpërfaq  atë frymëzim që Saranda më ka dhënë.

Top Channel