Durrës – Procedohet penalisht një 55-vjeçar që ushtronte në mënyrë të përsëritur aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sipas policisë F. Gj., 55 vjeç, pronar i një subjekti në Derven, Krujë, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasin F. Gj., 55 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.
Ky shtetas, pronar i një subjekti në Derven, Krujë, është konstatuar duke organizuar festa familjare në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos iu bindur urdhrit të Policisë.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. D., banues në Sukth, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel