Bashkimi i opozitarëve në një front? Për Topallin vetëm nëse Basha largohet nga PD-ja…

10/11/2020 22:00
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli

Jozofina Topalli zbuloi gjatë një bisede me analistin Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Open”, se mund të bashkohej në një front të përgjithshëm opozitar vetëm nëse Lulzim Basha nuk do të jetë më në krye të Partisë Demokratike.

Topalli theksoi se nuk mund të bashkohet me një kryetar që sipas saj ka përgjysmuar, përçarë dhe fshirë historinë e Partisë Demokratike. Ajo tha se do të ishte e hapur për një bashkim opozitar, vetëm nëse në krye të PD-së do të vinte dikush tjetër.

 

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj bashkimi i opozitarëve në një fort.

Jozofina Topalli: Kush nuk do e dëshironte të ishin të gjithë bashkë. Kush e përçau partinë demokratike, kush i përgjysmoi votat? Kush e fshiu historinë e Partisë Demokratike? Njeriu në jetë duhet të mbajë përgjegjësi, nuk është një tmerr për të liruar vendin brenda një force politike. Edhe unë dua të bashkohemi të gjithë bashkë. Këtë e bën një drejtues i ri dhe i pa korruptuar. Të gjejmë një kryetar të ri dhe të siguroj do të jemi të gjithë bashkë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA