Bamirësi nga bankat e shkollës/ Nxënësit në Shkodër do të ndihmojnë fëmijët me nevoja të veçanta

10/11/2020 12:37

Të gjitha punimet e realizuara nga nxënësit do të shiten dhe të ardhurat do të shkojnë për terapinë vjetore të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Kjo është nisma e ndërmarrë nga të rinjtë e shkollës profesionale “Hamdi Bushati” dhe Qendra e Këshillit dhe Shërbimeve Psikologjike në Shkodër.

Vetë nxënësit shprehen të lumtur që do të ndihmojnë fëmijët në nevojë, teksa tregojnë edhe arsyet se pse vendosën të ndjekin arsimimin profesional. Punimet do të shiten për çmime simbolike, ndërsa kauza është “Bli një produkt dhe dhuro terapinë e munguar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA