Është e provuar tashmë që klasikja nuk vdes kurrë.
Dhe mbi të gjitha kostumi, i cili këtë vjeshtë vjen kryesisht me pantallona. Është kombinimi më i suksesshëm, një veshje perfekte si për zyrë apo në takimet e punës. Përfaqëson imazhin e një gruaje të fortë dhe të sigurtë në vetvete, teksa nxjerr në pah anën femërore.
Vishet me taka të larta, me taka komode, madje, edhe me atlete. Është ky look- u i preferuar i Kamala Harris, zëvendëspresidentes së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo preferon të vishet me kostume njëngjyrëshe, madje shumë shpesh kombinon këmishën me të njëjtën ngjyrë të kostumit. Kostumi i bardhë i veshur gjatë fjalimit të saj të parë si zëvendëspresidente, përkrah presidentit të zgjedhur Joe Biden ishte i firmës Karolina Herrera.rera.
Top Channel