Thaçi në Gjykatën e Hagës/ Peza: Do pastrohet figura e Kosovës, çështja mbart shumë pikëpyetje…

09/11/2020 21:44

Gjatë ditës së sotme, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe figura të tjera publike në Kosovë dolën para Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës. Presidenti, mohoi të gjithë akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar se ai nuk ka kryer asnjë krim.

Ndërkohë analisti Alfred Peza tha në “Open”, se e gjitha kjo sipas tij është një pastrim i figurës së luftës së UÇK-së. Sipas Pezës, kjo aktakuzë është iniciuar nga SHBA-ja, por brenda mbart edhe disa pikëpyetje që lidhen:

“Kush është shtëpia e verdhë? A ka pasur transplant organesh? Raporti Dik Martinit?”

“Vërtetë presioni është amerikan, vërtetë ishte një këmbëngulje amerikane. Gjithmonë ka qenë prokuror amerikan, edhe tani janë amerikanët. Kjo ka qenë një përpjekje e aleatëve tanë strategjikë për të pastruar figurën e Kosovës nga raporti i Dik Martin. E gjitha fillesa është tek shtëpia e verdhë, që as e verdhë nuk është. Thuhet që janë bërë transplant organesh, ku nuk mund të bëhet në një fshat aq të thellë. Raporti i Dik Martin dhe raporti për shtëpinë e verdhë, ishte një pikënisje për të vendosur një lëvizje, një mekanizëm, për të ndërtuar e ngritur një akuzë siç ajo që dëgjuam sot. Edhe në ndarjen pro e kundër të debatit që bëhet sot në Kosovë kjo është, pala që e ka votuar dhe është sot në Hagë, tha ne nuk kemi asgjë për të fshehur, nuk kemi bërë asnjë krim, do e bëjmë për amerikanët dhe për të pastruar imazhin. Këtu ka disa pikëpyetje, ku është shtëpia e verdhë, transplanti i organeve. Shtati i përgjithshëm i UÇK-së. Të jesh grup i strukturuar kriminal duhet të mendosh të ideosh dhe ti nuk ke qenë në krye të UÇK-së për të mbështetur luftën, një gjenocid dhe asgjësim etnik. Ajo që vendos pikëpyetjen e fundit është. A sheh rastësi Bushat që akuza i bën Thaçit kur shkon në shtëpinë e bardhë. A shef rastësi që aktakuza konfirmohet një ditë pas shpalljes së Joe Biden si president, këto janë pikëpyetjet e ngritura”, tha Peza.

Top Channel