81-vjeçari Stefano Bozzini i ka bërë një surprizë “të ëmbël” së shoqes së sëmurë.
Me një fizarmonikë në dorë, ai të dielën në mëngjes u gjend poshtë spitalit “Castelsangiovanni” dhe nisi të luajë me instrumentin e të këndojë për të. Rregullat e vendosura nga koronavirusi ia kanë kushtëzuar atij takimet me të shoqen Carla, por ai ka gjetur këtë mënyrë efikase për t’u gjendur pranë saj. Me një kapele jeshile, xhaketë të kuqe, Stefano fillon duke luajtur në fizarmonikë dhe dukej se nuk do të ndalte kurrë.
Nga ana tjetër, ajo e shikonte nga dritarja e dhomës dhe herë pas here i dërgonte puthje. 81-vjeçari është shprehur për mediat se kishte shumë vite që nuk luante me instrumentin, madje e kishte fshehur diku. Kjo gjë kishte ndodhur kur një nga 3 djemtë e tij, Marco, kishte ndërruar jetë shumë i ri.
Stefano ka treguar shkurtimisht se si u njoh me Carla-n:
“Ka ndodhur para shumë vitesh, nuk mbaj mend shumë. Ne u martuam në vitin 1973”.
Top Channel