Edhe për studentët e Korçës ndjekja e mësimit online është një proces që po shoqërohet me vështirësi të shumta.
Ndërsa vendimi për të mos i rikthyer ata në auditore për shkak të pandemisë u bë vetëm disa ditë para fillimit akademik për shumë prej tyre ka sjellë probleme. Teknikisht të papërgatitur por edhe me kosto të shtuara financiare, studentët e shohin këtë proces jo efektiv dhe kërkojnë të rikthehen në auditorë
Mësimi online i zhvilluar prej fillimit të pandemisë dhe përfundimi i vitit të kaluar akademik për studentët u shoqërua me vështirësi, por edhe ky vit i ri, i cili nisi në të njëjtat kushte duket është i pamjaftueshëm për marrjen e njohurive që i kualifikojnë ata për të qenë mësues, ekonomistë, agronom apo teknologë të mirë e për shumë të tjerë me kosto të papërballueshme.
Top Channel