Kreu i organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus e përshëndeti zgjedhjen e Joe Biden si president të SHBA-së, duke thënë se prêt me padurim të bashkëpunojë ngushtësisht me administratën e tij.
“ Ne duhet ta rimendojmë lidershipin të ndërtuar tek besimi e ndërsjellë dhe ndjenja e përbashkët e përgjegjësisë, për t`i dhënë fund pandemisë dhe për të zgjidhur pabarazitë themelore të cilat qëndrojnë sot në rrënjët e shumë problemeve të botës”, tha ai gjatë një takimi virtual.
Presidenti Donald Trump i kishte ngrirë fondet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për OBSH-së dhe kishte filluar procesin e tërheqjes së vendit nga organizmit ndërkombëtar I shëndetit, të cilin e akuzonte se ishte i fokusuar tek Kina në mënyrën e vet të trajtimit të pandemisë.
Në këtë mënyrë, Amerika do të largohej nga OBSH-ja pas më shumë se 70 vjetësh. Shtetet e Bashkuara kanë qenë anëtare të OBSH-së që nga 21 qershori 1948. Në rezolutën e atëhershme të Kongresit amerikan në lidhje me pranimin në OBSH shkruhet që Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën për t’u tërhequr me një periudhë njoftimi prej dymbëdhjetë muaj në avancë dhe me kushtin të shlyejnë të kenë shlyer gjitha kontributet e papaguara në OBSH.
Joe Biden përpara se të shpallej president, kishte shkruar në Tëitter se në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, do ta ribashkonte vendin me OBSH-në dhe do të rikthente lidershipin amerikan në skenën botërore.
Top Channel