Një vaksinë anti-COVID rezulton efektive 90%, vjen reagimi i parë nga Donald Trump

09/11/2020 14:27

Vaksina e kompanisë Pfizer është efektive 90%.

Kjo u njoftua nga presidenti i Pfizer, Albert Bourla. Ministri gjerman i Shëndetësisë menjëherë foli për rezultate inkurajuese.

Vaksina u zhvillua nga American Big Pharma Pfizer së bashku me kompaninë gjermane të bioteknologjisë BioNTech.

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

“Tregjet po reagojnë shumë mirë, vaksina është rrugës. Raportohet 90 përqind efektive. Sa lajm i madh”, shkruan presidenti Trump në Twitter.

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund ta parandalojë infektimin në masën mbi 90 për qind sipas një studimi paraprak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA