Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.293 teste dhe prej tyre 515 kanë rezultuar pozitivë ose 40 për qind e testeve të kryera.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 1.194 persona.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 272.892 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.293 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Në seancën e sotme, qeveria miratoi disa vendime dhe konkluzione në lidhje me masat për parandalimin dhe mbrojtjen nga përhapja e koronavirusit. Ajo vendosi të ndalojë grupimin e më shumë se katër personave në hapësira publike apo kudo në vende të hapura gjatë tërë ditës, ndalesë e cila deri më tani zbatohej pas orës 21:00.
Në Maqedoninë e Veriut mbajtja e maskës në vende të hapura është e detyrueshme dhe mosmbajtja e saj dënohet me 20 euro gjobë. Po ashtu numri i personave në transportin publik është i kufizuar.
Top Channel