“Hiqni dorë nga balta dhe uluni me ne”, Balla-opozitës: Në maj PE do të miratojë raportin, Shqipëria gati për… 23/04 11:00
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë detaje për takimin me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja bën me dije se ka diskutuar me kryeministrin mbi progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbi mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin mbi demokracinë, sigurinë dhe biznesin.
Ajo shkruan në twitter: Sot patëm një diskutim të shkëlqyer me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet me SHBA & dhe për të diskutuar mënyra për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë mbi Demokracinë, Mbrojtjen dhe Biznesin. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! #KrahPerKrah

Top Channel