“Diskutim i shkëlqyer”/ Takimi me Ramën, Yuri Kim jep detaje: Shumë mundësi, por edhe punë e vështirë!

09/11/2020 19:12
Ambasadorja duke dalë nga Kryeministria

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë detaje për takimin me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja bën me dije se ka diskutuar me kryeministrin mbi progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe mbi mënyrat për të ecur përpara në bashkëpunimin mbi demokracinë, sigurinë dhe biznesin.

Ajo shkruan në twitter: Sot patëm një diskutim të shkëlqyer me Kryeministrin Edi Rama për të rishikuar progresin e fundit në marrëdhëniet me SHBA & dhe për të diskutuar mënyra për të ecur përpara në bashkëpunimin tonë mbi Demokracinë, Mbrojtjen dhe Biznesin. Shumë mundësi (por edhe punë e vështirë!) Përpara për partneritetin tonë! #KrahPerKrah

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA