Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje 62-vjeçarin me biçikletë

09/11/2020 08:48
Ilustrim

Durrës- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një 62-vjeçar i cili lëvizte me biçikletë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur  rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.11.2020, rreth orës 23:15, në lagjen nr.6, Durrës, një mjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin H. B., rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel