Mbi 400 policë të infektuar me Covid në Athinë e Selanik, autoritetet në alarm

08/11/2020 22:04
Pamje nga Greqia

Autoritetet greke janë vënë në alarm, mbas njoftimit se aktualisht mbi 400 policë që kryejnë shërbim në patrullat e ndërhyrjes së shpejtë  në kryeqytetin e vendit Athinë dhe në  Selanik ndodhen të infektuar me Covid, ndërsa priten përgjigjet e tamponëve  edhe për dhjetëra raste të dyshuara.

Mësohet se në të gjithë vendin janë më shumë se 1500 policë në karantinë në banesë,pasi kan pas kontakte me raste të konfirmuara me Covid 19.

Situata konsiderohet alarmante, pasi sipas sindikatës së policisë, po vihen re boshllëqe të theksuara në patrullat e ndërhyrjes së shpejtë dhe forcave speciale,të cilat janë në kontakte më të shpeshta me qytetarët.

Vendosja e vendit në një  lockdown  të dytë, ka nxjerrë në rrugë më tepër se 5000 forca policore të ngarkuara me ruajtjen e masave kufizuese anti covid, por rritja drastike e rasteve me covid, ka sjellë vështirësi në funksionimin normal të policisë.

Kudo nëpër rrugët e vendit shikohen pika kontrolli Ndonëse në përgjithësi qytetarët  grekë zbatojnë rregullat e karantinimit, ka edhe disa qindra raste të shkeljes së tyre.

Vetëm gjatë dy ditëve të para të vendosjes së karantinës,janë vendosur gjoba me vlerë gati 30.000 euro,ndërsa ministria e mbrojtjes së qytetarit njoftoi se do të forcojë kontrollet dhe masat ndëshkuese ndaj të pa bindurve,edhe pse forcat e rendit po përballen me boshllëqe organike për shkak të të infektuarve në radhët e policisë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel