23/11 22:09
Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është pjesë e jurisë së rubrikës “Maskat” në “E Diell”.
Pas hedhjes së shortit, ajo u zgjodh për këtë javë kryetarja e jurisë dhe si rrjedhojë ishte e destinuar të shlyente një dënim.
Moderatorja Megi Pojani, e cila ishte “prezente” në studio me anë të një lidhje direkte, për shkak të infektimit me COVID-19, vendosi që të dënojë Zaiminën me imitimin e një personazhi të njohur. Këngëtarja, zgjodhi që të imitonte kolegen e saj Bleona Qerreti.
Performanca u prit me ovacione dhe të qeshura në studio, po duhet pranuar aftësia e Zaiminës në imitimin e personazheve është për t’u admiruar.
Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel