Maskat nuk i ndalin tingujt/ Në Elbasan mbahet edicioni i pestë i Takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve

08/11/2020 12:41

Maskat nuk i ndalin tingujt.

Me masa sigurie antiCovid, në Elbasan është mbajtur edicioni i pestë i takimit Kombëtar të Orkestrave të Harqeve. Për shkak të situatës, një pjesë e grupeve nga qytete të tjera të vendit munguan, por përsëri tradita nuk u ndal dhe muzika e dhomës rizgjoi tingujt e jetës dhe vazhdimësisë së saj.

Edicioni i pestë i takimit Kombëtar të Orkestrës së Harqeve u mbajt vetëm për një publik të zgjedhur për të evituar grumbullimet. Pavarësisht nevojës që kanë për publikun e tyre, artistët shpresojnë që shumë shpejt normaliteti të rikthehet dhe arti të ushqejë shpirtrat.

Top Channel