I dehur në timon/ Arrestohet një 36-vjeçar në Tiranë, kapet edhe një i shpallur në kërkim kombëtar

08/11/2020 12:13

Është kapur dhe ndaluar në Tiranë një 30-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, si dhe është arrestuar një 36-vjeçar, që drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Bëhet fjalë për E. Sh., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

Po kështu, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. D., 36 vjeç, pasi në fshatin Ballaj, Kavajë u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA