Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.
Konkurrentët që aspirojnë aktrimin apo janë të tillë, do të përballen gjatë këtyre javëve me sfida tejet të vështira. Këtë të diel, ndryshe nga herët e tjera kishte një largim.
Konkurrenti Deni Hoxha, u përjashtua nga produksioni, por edhe nga juria, pasi ai nuk ishte paraqitur ditën e xhirimeve.
Moderatorja Nevina Shtylla tha se Deni ishte paralajmëruar disa herë nga produksioni për vonesash sistematike që bënte gjatë provave, por me mos prezencën e tij në ditën e xhirimeve, largimi nga rubrika ishte i pashmangshëm.
Deni u shpreh falenderues për atë që përfitoi nga të qenurit në “KinoStar” dhe shprehu ndjesë për vonesat që ka barë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videot e mëposhtme.
Top Channel