Fitorja e Joe Biden është pritur pozitivisht nga Athina zyrtare dhe ka ngjallur tek qarqet politike shpresën për një qëndrim tjetër ,tek ai që konsiderohet si boshti i politikës së Jashtme në rajon, ai i marrëdhënieve greko-turke.
Athina shpreson që banori i ri i Shtëpisë së Bardhë të rivendosë një status të ri në marrëdhëniet me Ankaranë ,nëpërmjet Aleancës së Atlantikut Verior.
Kryeministri Mitsotakis ,ashtu si shumë liderë në mbarë botën ka dërguar urimet e tij me anë të një postimi në Twitter duke theksuar “Joe Biden ishte një mik i vërtetë i Greqisë dhe jam i sigurtë se nën presidencën e tij marrëdhëniet greko-amerikane do të forcohen”.
Ka disa ditë që shumë media greke publikojnë fjalimin e presidentit të ri, që shquhet për lidhjen me lobin greko-amerikan, në 2012 me rastin e festës kombëtare të 25 Marsit në Shtepinë e Bardhë.
Siç më thonë disa prej miqve të mirë që ndodhen këtu sot jam një qytetar nderi grek ,jo vetëm sot, por çdo ditë.
Gjithashtu 18 ditë para zgjedhjeve Biden u ka prezantuar grekoamerikaneve edhe pozicionimet e tij në lidhje me Greqinë nëse do të zgjidhej duke theksuar mes të tjerash se do të punojë me aleaten tepër te afert Greqine për avancimin e stabilitetin në lindje.
Ndryshe nga Presidenti Trump, do t’i bëjë thirrje Turqisë për shkeljet e së Drejtës Ndërkombëtare dhe angazhimeve të saj si aleat i NATO-s.Do të punojë diplomatikisht për një zgjidhje në çështjen e Qipros.
Do të jetë një zë i fortë për lirinë fetare globalisht, duke përfshirë të drejtat të Kishës Ortodokse Greke.
Siç shkruan gazeta e fundjavës TA NEA –Greqia shpreson që të ketë fituar një mik dhe aleat të fortë në Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti i zgjedhur i
SHBA, Joe Biden e ka deklaruar veten shumë herë në të kaluarën si një përkrahës i Greqisë.
Ndërsa më e përmbajtur shfaqet Kathimerini e së dielës qe thekson -Politika e jashtme e SHBA mund të mos ndryshojë sa hap e mbyll sytë, por çdo ndryshim ka një efekt të thellë në të gjithë botën dhe rajonin tone. Prandaj, nuk duhet të presim që Presidenti i zgjedhur Biden do të bombardojë
Turqinë për të tërhequr Oruc Reis nga zonat që ne e konsiderojmë një shelf kontinental grek, por me siguri do të bëjë diçka më të mirë sesa ajo që bëri “miku” i Erdoganit, domethënë presidenti në largim.
Top Channel