Në Hagë ndodhen drejtuesit kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë nisur drejt kësaj gjykate pas akuzave të ngritura ndaj tyre, akuza që përfshijnë dhjetra vrasje të kryera si një grup i strukturuar kriminal.

Kjo nuk është hera e parë që UÇK dhe liderët e saj janë përballur me akuza dhe përbaltje dhe jo vetëm nga shteti serb. Në vitet 2011 kur Kosova kishte pak vite që shpalli pavarësinë, ishte senatori Dik Marti i cili hartoi një raport dhe një rezolutë ku ngriti akuza të rënda për vrasje dhe për egzistencën e një spitali Brenda territorit shqiptar, ku serbë dhe jo vetëm, të kapur rob, ju merreshin organet. Dik Marti akuzonte UÇK si organizatore të trafikut të organeve.

Raporti i tij problematik në fakt ngriti një hije dhe hodhi baltë ndaj luftës së UÇK. Senatori e paraqiti këtë raport në asamblenë parlamentare të këshillit të Europës ku janë të prezantuara shumë vende Europiane, edhe Shqipëria. Delegacioni shqiptar në këtë asamble përbëhej nga ish kryeministri Berisha, deputeti demokrat dhe ish numri dy i qeverisë së Berishës, Ilir Rusmali si dhe dy deputetët Damian Gjiknuri nga opozita dhe Shpëtim Idrizi. Ky është raporti i votimit të rezolutës së Dik Martin. Në këtë raport thuhet se deputeti i PD, përfaqësuesi i qeverisë së Berishës Ilir Rusmali votoi pro raportit. Ndërsa Shpëtim Idrizi dhe Samian Gjiknuri ishin mes deputetëve që votuan kundër.

Në fjalimin e tij ku jepte argumente se përse asambleja duhet të votonte amendamentet e propozuara nga delegacioni shqiptar, Gjiknuri e quante raportin fiction politik dhe triller ligjor:

“Ne duhet ta zhveshim tekstin nga nuancat politike, që dukshëm njollosin njërën palë, shqiptarët dhe UÇK -në. Rishikimi i pjesës hyrëse duhet të arrijë një drejtpeshim të tillë në rezolutë dhe të sigurojë një bazë të mirë fillese për të gjitha palët, që të nisin ose të vazhdojnë përpjekjet për të adresuar krimet e dyshuara.”

Për këtë raport u propozuan 22 amendamentet, 18 prej të cilave u rrëzuan. Vetë kryeministri Berisha nuk morri pjesë në këtë votim dhe u zëvendësua nga deputeti i PD, Kastriot Islami pa të drejtë vote. Por Rusmali, një nga drejtuesit e delegacionit, përfaqësues i qeverisë së Berishës, dhe deputet i PD dha votën e tij pro raportit të Dik Martin që akuzonte se UÇK k kishte ngritur burgje ilegale dhe I merrte organet e trupit të burgosurve, serbë e shqiptarë. pro amendamente të propozuar nga pala shqiptare votoi Ermira Mehmeti nga delegacioni i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, e cila më pas absteno në votimin final.

Top Channel