“I love my city”/ Ekspozita në Berat e piktorit, Arben Golemi

07/11/2020 21:09

Nuk është vetëm fakti rëndësishëm që berati është qyteti i lindjes, që Arben Golemi i kushton një ekspozitë peisazheve dhe vlerave historike të tij. Është sidomos kënaqësia që ai merr nga ky qytet. Arkitekti dhe artisti sapo ka çelur ekspozitën “I Love my City”.

“Berati është një laborator i çmuar dhe i domosdoshëm për mua. Një pjesë ë mirë e krijimtarisë sime është e mbështetur në vlerat e këtij qyteti.”

Përgjithësisht tablotë e ekspozitës janë të qytetit të Beratit dhe atyre peisazheve identifikuese, si lagjia e Mangalemit, Goricës apo Kalasë.

“Tablotë përgjithësisht janë: që nga një portë e thjeshtë e këtij qyteti, deri në peisazhin total të Mangalemit, të rrugicave të këtij qyteti, gjithashtu edhe vlerave të tjera. Veçanërisht dua të përmend kishat postbizantine të Beratit”

Sipas tij Berati është vendi ideal për të frymëzuar një arkitekt dhe artist, dhe detyra e tyre është ta kthejnë këtë mbrapsht me artin e tyre e njëkohësisht edhe promovimin e qytetit. Ky ishte edhe qëllimi i kësaj ekspozite.

“Ne duhet të punojmë për Beratin. Duhet të promovojmë turizmin që ai të shërbejë për mirqënien ekonomike. Sado pak ne duhet të ndihmojmë Bashkinë e Beratit, Ministrinë e Kulturës për të promovuar vlerat e këtij qyteti.”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 nëntor.

Top Channel