Në ç’kohëra po jetojmë? Shkoi të takonte të ëmën 97-vjeçare, infermierja arrestohet sikur të ishte kriminele…

06/11/2020 13:40

Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën normale të jetesës.

Tanimë jemi të detyruar të qëndrojmë larg personave të dashur, për të minimizuar përhapjen e infeksionit.

Një infermiere 73-vjeçare në pension është arrestuar pasi vendosi që të nxirrte nënën e saj nga një shtëpi kujdesi. Ylenia Angeli, u ndalua nga policia në një parking makinash ndërsa nëna e saj e hutuar, Tina Thornobrough, e moshës 97 vjeç, vetëm shikonte.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe ka hapur debat të gjerë, pasi infermierja është arrestuar si kriminele. Fillimisht Ylenia kishte shkuar vetëm për të parë se si ishte mamaja e saj 97-vjeçare, e cila banon në një shtëpi kujdesi. Por pasi ka parë se e ëma nuk ishte shumë mirë, ajo ka vendosur ta marrë atë në shtëpi, e të kujdeset vetë për të.

Mediat e huaja shkruajnë se ka qenë shtëpia e kujdesit ajo që ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit ka arritur që të arrestojë Angeli në një parkim, ndërsa e ëma e saj ishte duke shijuar një kafe dhe një tortë me krem. Vajza e Angeli ka filmuar momentin e arrestimit, ndërsa në rrjet ka shpërthyer debati se tani nuk po na lënë të takojmë as njerëzit tanë të afërt.

FOTO GALERI
1/1
Koronavirusi ka ndryshuar rrjedhën normale të jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA