Ligji për presidentin, Shameti: Do të marrin fund ngërçet artificiale, s’i hiqet asnjë kompetencë

06/11/2020 10:54
Deputet i PS-së, Adnor Shameti

Deputet i PS-së, Adnor Shameti në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka folur për ligjin ne presidentit të vendit, duke theksuar se me krijimin e tij do të marrin fund të gjitha ngërçet artificiale që janë krijuar.

Ai tha se është një draft prej 45 nenesh i dakordësuar nga të gjitha palët dhe që pritet të depozitohet në Kuvend.

“Hartimi ka qenë një domosdoshmëri për këtë ligj organik, me një shumicë të cilësuar prej 3/5. Është elaburuar me detaje në të gjithë procedurën. Jam i sigurt që me këtë ligj do të marrin fund të gjitha ngërçet artificiale që janë krijuar në vend duke respektuar më gjerë Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk bëhet fjalë për kufizim kompetencash të presidentit, por për të drejtat kushtetuese të tij. Grupi i punës ka përfunduar draftin. Ky draft i dakordësuar do t’i nënshtrohet procedurave, që fillon me depozitimin në Kuvend, është një ligj i kompletuar, jo për privilegjet e presidentit,por që i jep fund ngërçeve artificiale. Është i ndërtuar me 45 nene ku të gjitha problemet gjejnë zgjidhje përmes këtij hartimi për ligjin”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA