Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim që nga ora 20:00 e ditës së sotme deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë do të mbylleshin edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Megjithatë, vendimi hyn në fuqi vetëm pasi të nënshkruhet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetsisë po ashtu parasheh që furrat e bukës, barnatoret, dyqanet e vogla dhe pompat e derivateve të mbeten të hapura.

Vendimi e detyron edhe Policinë e Kosovës që të bëjë “kontroll rigoroz” të zbatimit të masave.

Ai vjen pasi, ditëve të fundit, në Kosovë është shënuar rritje e numrit të rasteve me koronavirus.

Të enjten, nga testimi i 1,617 mostrave, pozitive kanë dalë 661 .

Top Channel