Melisa është vajza më e re që iu bashkua “Për’Puthen-it”.
Vajza ka përfunduar studimet për mjekësi dhe në të ardhmen inspiron që të bëhet një këngëtare e njohur. Produksioni i lejoi asaj mundësinë që të zgjidhte një prej djemve në takim të improvizuar në studio. Përzgjedhja e vajzës ishte Fatjoni, i cili javën e ardhshme do të dalë në takim me Ana Kaurin. Gjatë bisedës njohëse dyshja u mundua të rrëfenin pjesët e tyre të karakterit.
Pjesë nga takimi:
Melisa: Thellë thellë është sipërfaqësore por ke një zemër të mirë. Unë them që njerëzit nuk hyjnë thellë tek ty, ke zemër të mirë.
Fatjoni: Këtu nuk kapin thelbin, kapin sipërfaqen, mesa shikoj ke marrë parasysh të gjitha.
Melisa: Unë nuk karakterizohet nga e panjohura. Unë mund të dukem shumë rebele, por nuk është thelbi, është sipërfaqësor. Unë e kam atë mburojën time dhe nuk e shfaq direkt veten. Ke qejf që të shkon nga mbrapa?
Fatjoni: Unë dua një femër që e ndjej. Dua një femër me një karakter të fortë, burrneshë dhe të jetë e fjalës. Është çështje zemre, ose të ngjit ose nuk të ngjit një person. Xhelozi nuk mund ta quaj, unë jam tip që e dua respektin. Respektin kur nuk e marr bëhem keq. Kur kam ngritur zërin se kam bërë për t’u dukur, unë jam tipi që rebelohem. E drejta ime ndoshta nuk është e dikujt tjetër. Unë flas dhe bërtas, sepse dua ta marr të drejtën me ngulm kur cënohem. Unë i respektoj të gjithë, jemi të gjithë bashkë.
Top Channel