Aktori i mirënjohur, Johnny Depp nuk do të jetë pjesë e filmit “Fantastic Beasts 3”.

Vendimi është marrë prej tij, për shkak se humbur gjyqin me tabloidin britanik ‘The Sun”. Depp e kishte akuzuar tabloidin se kishte shpifur ndaj tij, por në fakt rezultoi e kundërta.

Aktori e njoftoi në rrjetet sociale se kishte rënë dakord për të dhënë dorëheqjen, duke shtuar se “gjykimi surreal” i gjyqit të Gjykatës së Lartë “nuk do të ndryshojë luftën time për të thënë të vërtetën”.

Depp dyshohet se ka qënë i dhunshëm ndaj ish gruas Amber Heard, pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga aktori, por jo nga gjykata që e ka detyruar atë të jap dorëheqjen nga roli në filmin e Harry Poter.

Gjithsesi, çështja pritet të shkojë në dyert e një tjetër gjykate, ekzaktësisht në Virxhinia muajin e ardhshëm.

Depp po padit Heard për 50 milionë dollarë (39 milion paund) ndërsa Heard po e kundërshton atë për 100 milionë dollarë (78 milionë paund).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA