Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni
Hashim THAÇI, Kadri VESELI, Rexhep SELIMI dhe Jakup KRASNIQI tashmë ndodhen në paraburgim në Hagë pasi akuzohen për krime kundër njerëzimit.
Në dojen e bërë publike me aktakuzat ndaj tyre në mënyrë të detajuar renditen informacione të detajuara për secilin prej tyre.
Kështu dosja nis me pseudonimet për secilin prej tyre, i pari Hashim Thaçi apo i njohur ndryshe si “gjarpri”.
Hashim THAÇI
1. Hashim THAÇI, gjithashtu i njohur si Gjarpri, u lind më 24 prill 1968 në Burojë, komuna e Skënderajt, Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare.
2. Hashim THAÇI ishte anëtar themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (‘UÇK’), e njohur në anglishte si Kosovo Liberation Army (‘KLA’) dhe i Shtabit Qendror ose Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (‘Shtabi iPërgjithshëm’). Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999.
Qershori i vitit 1998 e gjeti Hashim THAÇIN shef të Drejtorisë Politike dhe asaj të Informimit. Në fund të marsit 1999, Hashim THAÇI ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (‘QPK’) dhe Kryekomandant i UÇK-së.
3. Në nëntor 1999, Hashim THAÇI ishte anëtar themelues dhe udhëheqësi i Partisë për Progres Demokratik të Kosovës (‘PPDK’) e cila në vitin 2000 mori emrin Partia Demokratike e Kosovës (‘PDK’). Në vitin 2008, ai u zgjodh Kryeministër i Kosovës. Në 2014, Hashim THAÇI u bë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme. Në 2016, ai u zgjodh President i Kosovës.
Kadri VESELI
4. Kadri VESELI, gjithashtu i njohur si Luli, u lind më 31 maj 1967 në Mitrovicë, komuna e Mitrovicës, Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare
5. Kadri VESELI ishte anëtar themelues i UÇK-së dhe i Shtabit të Përgjithshëm. Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999. Në qershor 1998, Kadri VESELI ishte anëtar i Drejtorisë Politike dhe shef i shërbimit të zbulimit të UÇK-së. Në fund të marsit 1999, pas krijimit të QPK-së, Kadri VESELI ishte shef i
ShërbimitInformativ të Kosovës (‘SHIK’) dhe ministër i ShërbimitInformativ në QPK.
6. Viti 2013 e gjeti Kadri VESELIN në postin e zëvendëskryetarit të PDK-së. Në vitin 2014, ai u bë Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në vitin 2016, me zgjedhjen e Hashim THAÇIT si President i Kosovës, Kadri VESELI u bë udhëheqësi i PDK-së. Rexhep SELIMI
7. Rexhep SELIMI, gjithashtu i njohur si Dhjetëshi ose Agroni ose Tafili ose Lulzimi, u lind më 15 mars 1971 në Aqarevë, komuna e Skënderajt, Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare
8. Rexhep SELIMI ishte anëtar themelues i UÇK-së dhe i Shtabit të Përgjithshëm. Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999. Në qershor 1998, Rexhep SELIMI ishte tashmë shefi Drejtorisë Operative të UÇK-së. Më së paku në gusht 1998, ai ishte Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së. Nga fundi i marsit 1999, me krijimin e QPK-së, ai u bë ministër i Rendit Publik /ministër i Punëve të Brendshme.
9. Në nëntor 1999, Rexhep SELIMI ishte anëtar themelues i PPDK-së së Hashim THAÇIT, e cila në vitin 2000 mori emrin PDK. Në vitin 2000, Rexhep SELIMI ishte oficer i lartë në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës. Në vitin 2010, Rexhep SELIMI u zgjodh në Kuvendin e Kosovës.
Jakup KRASNIQI
10. Jakup KRASNIQI, emri i babait u lind më 1 janar 1951 in Fatos (Negroc), komuna e Drenasit(Gllogocit), Kosovë. Ai ka shtetësi kosovare.
11. Nga fillimi i vitit 1997, Jakup KRASNIQI ishte anëtar i Shtabittë Përgjithshëm. Ai ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm gjatë gjithë vitit 1998 dhe në 1999. Qershori i vitit 1998 e gjeti Jakup KRASNIQIN anëtar të Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëdhënës zyrtar të UÇK-së. Më vonë në 1998, Jakup KRASNIQI u emërua zyrtarisht
zëvendëskomandant i UÇK-së. Me krijimin e QPK-së, Jakup KRASNIQI u bë zëdhënës i QPK-së.
12. Jakup KRASNIQI ishte anëtar themelues i PPDK-së së Hashim THAÇIT, e cila në vitin 2000 mori emrin PDK. Jakup KRASNIQI u bë Kryetar i Kuvendit të Kosovës në dhjetor 2007. Në periudhën prej shtatorit 2010 deri në prill 2011, Jakup KRASNIQI ishte ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.
Top Channel