Mersin Katuçi, i zoti i ‘Shtëpisë së verdhë’, e cilësuar nga raporti i Dik Marti, i intervistuar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për kontrollin  në shkurt të 2004 aty, në kërkim të njollave të gjakut apo shiringave.

Sipas tij, autoritetet dyshonin se shtëpia ishte përdorur si spital. Por Katuci e hedh poshtë një gjë të tillë.

Ai madje kërkon zbardhjen e plotë të kësaj padrejtësie.

“Këtë akuzë e kemi marrë vesh, pasi është çliruar Kosova, në vitin 2004. Para vitit 2004 këtu ka ardhur një agjent serb. që unë nuk e njihja fare. I shoqëruar me një shofer të zonës sonë. Ka ardhur dhe më ka kërkuar shpinë me qira. gjoja kjo është një banesë që do të shërbente për të strehuar punëtorë dhe makineri, për punëtorët për të hapur rrugën e Arbrit. Shpinë ma kërkoi me qira. Unë direkt, i kam thënë që nuk e jap. Ai ka ndenjur disa ditë në këtë zonë këtu. Duke verifikuar. Prej atë ditë kam pyet se kush ishte ky. Më ka thirr prokuroria e Matit dhe kam dhënë deklaratën më kanë pyet disa hetues nëse janë vra e pre këtu dhe Jo kam thënë.” ka thënë ai.

Zoti Mersin kur ju për herë të parë e morët vesh se janë ngritur akuza se në këtë shtëpi UÇK-ja kishte ndërmarrë trafik organesh?

Më 4 shkurt të vitit 2004, këtu, pranë banesës sime është ushtruar një kontroll. Bashkë me prokurorin e Rrethit Mat, zotin Arben Dyla që sot ndodhet prokuror në Rrethin e Kavajës, me policinë e rrethit, me inspektor zone zotin Astrit Pelesha dhe policinë e rrethit.

Po Dick Marti ka qenë ndonjëherë këtu?

Po, ka ardhur në Tiranë dhe ka kërkuar nga shteti shqiptar një vendim, ato nuk ia kanë dhënë. Në mënyrë kontrabandë, policia e Rrethit Mat, prokuroria e Rrethit Mat kanë telefonuar që këtu do të bëhet një kontroll përsëri pas vitit 2004, unë nuk pranova. Para disa orësh ata kanë ardhur këtu, kemi dalë bllokuar rrugën familjarisht. Jemi përballur me policinë dhe me shoqëruesit e Dik Martin, ai ka qenë i maskuar. Nëse keni parë gjatë rrugës ka varreza, shoqëruesit e atyre kanë dashur të zhvarrosin eshtrat e fshatit. Ata dëshironin të bënin ADN me eshtra shqiptarësh për t’i cilësuar si serbë. Kjo është shumë e padrejtë. Për këto luftëtarët e UÇK-së, kanë bërë luftë të drejtë, se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë e dinë e gjithë bota. Na kanë përfshirë, por ne nuk kemi lidhje fare. Në 99-ën këtu nuk ka shkel këmbë kosovari, në zonën tonë, ata kanë qëndruar në zonën e Burrelit.

Kur u bë kontrolli që sapo më thatë, çfarë lloj kontrolli ishte?

Këtu është ushtruar një kontroll, në këtë banesë, brenda dhe jashtë kanë nxjerrë fëmijën, babanë tim të moshuar dhe një fëmijë tre muajsh i kanë nxjerr jashtë. Këtu kërkonin njolla gjaku, shiringa, pretendonin që kjo shtëpi ka qenë dikur spital, por kjo nuk ka qenë. Ato në mënyrë barbare, bashkë me prokurorin e rrethit, kanë dashur të çanin dhomën, kanë hedh lëndë helmuese, i kam të shënuara në libra e gazeta. Na kanë lënë pa ushqim për 24 orë.

Çfarë kërkoni konkretisht nga autoritetet shqiptare?

Kam kërkuar që nga ish- kryeministri Sali Berisha e deri tek kryeministri Rama, që të zbardhet e drejta e familjes time. Dua një dëmshpërblim moral. Dua që shteti shqiptar të ngre një aktpadi në Gjykatën e Hagës, për të padrejtën që më është bërë mua dhe shtetit shqiptar. E kërkova disa herë kjo nuk është marrë parasysh fare. Prandaj kërkoj edhe njëherë fuqimisht të gjithë shtetit shqiptar, i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama që këtë familje ta ketë me dritën e syrit sepse  më është bërë një padrejtësi e madhe, nëse është kryeministri i shqiptarëve, nëse është në parti me serbin, le të qëndrojë me ta.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA