Adam Brooks, nga Britania e Madhe, është arrestuar nga policia pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke vjedhur paratë e të moshuarës që ai kujdesej.

Adam, thërriti ambulancën pasi e moshuara që ai kujdesej Jackie Whie, ishte tepër e sëmurë. Por një gjykatë e Northampton Crown Court ka thënë se 33-vjeçari është kapur pak minuta para se të vinte ambulanca duke vjedhur të gjithë sendet me vlerë të moshuarës që po vdiste.

Familja e Whie,  është e shkatërruar nga vdekja e saj dhe krimi i kryer, e për këtë arsye kanë kërkuar nga gjykata të marrin masat e nevojshme ndaj të riut. Ndërkohë, kjo e fundit ka dënuar me 28 muaj burg Jackie Whie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA