E gjithë vëmendja në mbrëmje te “Hell’s Kitchen”/ Ç’do ndodhë në kuzhinën e ferrit…

06/11/2020 17:16

E premtja mbrëma është një kohë shumë e mirë për të fiksuar televizorin në ekranin e Top Channel, pasi nis një show argëtues si “Hell’s Kitchen”.

Puntatën e kaluar, Indriti u përjashtua nga emisioni pas përleshjes fizike që kishte me një tjetër konkurrent, Martinin. Ndërkohë pas këtij episodi, shef Renato ishte pak më i rezervuar në hedhjen e pjatave dhe trazimit të kuzhinës, e arritur kjo edhe falë atmosferës së ofruar nga të ftuarit, valltarët e Ansamblit Kombëtar. Por, gjatë përgatitjes së pjatave për të ftuarit, Xheisianës i ra vaji mbi këmbë dhe u dogj menjëherë.

Shef Renato njoftoi se ajo nuk ndihej mirë dhe u shoqërua me një ambulancë, por shtoi se janë gjëra që ndodhin në kuzhinë. Sonte mbrëma, priten shumë sfida dhe risi. A do të jenë në gjendje konkurrentët t’i bëjnë ballë sfidave të vështira të shef Renatos? Si është gjendja shëndetësore e Xhesit? A do të ketë të tjerë të ftuar VIP?

Përgjigjet e pyetjeve mund t’i gjeni në orën 21:00 vetëm në ekranin e Top Channel.

Top Channel