Situata politike në Kosovë/ Pedagogu e thotë troç: Ky është komplot…

05/11/2020 22:02

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi situatën e trazuar politike në Kosovë.

Hashim Thaçi dha dorëheqjen gjatë ditës së sotme nga posti i presidentit. Kjo erdhi pas vërtetimit të aktakuzës nga Gjykata e Hagës, bashkë me të, aktakuza iu vërtetua edhe Kadri Veselit dhe personave të tjerë. Pedagogu Adrian Kastrati tha se e gjithë situata e krijuar është komplot, duke shtuar se shumë ministra e kryeministra në Evropë kanë pëlqim për Serbinë.

“Ky është komplot. Ju e dini që në studion tuaj e kam thënë, që disa evropianë duke përfshirë këtu ministra e kryeministra kanë pëlqime për Serbinë. Ata duan të paraqesin si teza e serbëve të vjetër: ata nuk dinë të qeverisin vetë. Mund të flasim për keq qeverisje, por nuk duhet shfrytëzuar kjo për luftën e UÇK-së”, tha Kastrati.

Top Channel