Situata politike në Kosovë/ Flet ministri i Drejtësisë: Duhet të jemi të bashkuar, kam kërkuar të ndërpriten bisedimet me Serbinë

05/11/2020 21:28

Në studion e emisionit “Open” po flitet mbi situatën politike në Kosovë.

Ditën e sotme, Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit pasi iu vërtetua aktakuza për krime lufte nga Gjykata e Hagës. Ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi, tha në “Open” se të gjithë politikanët në vend duhet të jenë të bashkuar përballë kësaj situate, e të mos krijojnë ndasi. Selimi theksoi se lufta e UÇK-së është e pastër dhe koha do e vërtetojë atë.

“Sot ka qenë një ditë e rëndë për Kosovën, ku presidenti, ish-kryetari i Kuvendit, janë ftuar në gjykatën e Hagës si të akuzuar për krime lufte. Sot ka qenë një ditë intensive dhe ka shënuar një kthesë të efektit politik. Efekti politik lidhet drejtpërdrejt rishkruarjen e të gjitha institucioneve tona, sepse këto aktakuza kanë krijuar një situatë të re. Ne pikë së pari besojmë në drejtësi, sepse dhomat e specializuara janë gjykata të republikës së Kosovës, por vendimet e marra kanë shkaktuar efekte politike. Lufta e UÇK-së është e pastër, koha do e tregojë këtë. Efektet politike janë një konsekuencë e marra nga ajo gjykatë, kemi nevojë për një unitet nga skeptri politik. Ne duhet të kemi unitet, këtu jemi me presidentin e dorëhequr, ne na duhet një unitet. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që edhe kjo pozitë është e përkohshme brenda gjashtë muajsh, ne brenda kësaj, duhet të krijojmë një unitet, që spektri politik në Kosovë është i bashkuar, e duhet ta mbajë shtetin stabil. Ne duhet të besojmë në këtë unitet. Uniteti do të thotë që për çështje nacionale, të gjithë duhet të jemi së bashku. Nuk kanë shikuar ndarjet partiake, edhe ne duhet t’i kalojmë dhe të gjithë të krijojmë stabilitetin kushtetues. Qeveria sot ka ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar këto nivele. Përveç mbledhjes së qeverisë të ketë një mbledhje të parlamentit, sepse arrestimet kanë të bëjnë me një shqetësim të sigurisë kombëtare, të gjitha forcat politike duhet të rreshtohemi të bashkuar”, tha Selimi

Ndërkohë, ministri sqaroi se përse ka kërkuar që të ndërpriten bisedimet për një marrëveshje me Serbinë.

“Ne duhet ta ndërpresim dialogun me Serbinë dhe të reflektojmë për një situatë të re. Kjo do të bëhet kur kemi një funksionim të kushtetutës”, u shpreh ministri.

Top Channel