Plantacionet e kivit në Mollas/ Emigrantët investuan paratë e tyre: Tregu nuk është problem

05/11/2020 12:26

Plantacioni më i madh i kivit në Shqipëri gjendet në fshatin Mollas të Elbasanit. Shkëlqim Bullari së bashku me 2 vëllezërit e tij në vitin 2000 u kthye nga emigrimi. Dikur në plazhet e Greqisë shisnin ëmbëlsira ndërsa sot tregtojnë frutin ekzotik në Zvicër dhe Holandë.

7 hektarë tokë janë mbjellë me varietetin më të kërkuar në Europë të kivit. Sipas Shkëlqimit cilësia e lartë e këtij produkti nuk të lë në baltë për të siguruar tregun.

Bashkimi bën fuqi,sipas Shkëlqimit nëse tre vëllezërit nuk do të investonin sëbashku paratë e fituara nga emigrimi, ata sot nuk do të kishin këtë pasuri. Familjes Bullari, bujqësia i ka siguruar të ardhura të kënaqshme.

Top Channel